Ndërlidhjet

Në Lituani, humbë qeveria, refuzohet stacioni bërthamor


Ilustrim
Ilustrim
Votuesit në Lituani e kanë rrëzuar qeverinë konservative të vendit dhe e kanë refuzuar propozimin për ndërimin e një stacioni bërthamor.

Votimet u mbajtën dje në vendin baltik, i cili po lufton për të dalë nga vitet e shumta të recesionit, papunësisë së lartë dhe masave shtrënguese.

Rezultatet tregojnë se Partia opozitare e Punës udhëheqë me më shumë se 23 % të votave, pas së cilës vijnë Social Demokratët, me më shumë se 19 % të votave.

Partia konservative”Bashkimi i Atdheut” e kryeministrit Andrius Kubilius, i cili mori lëvdata nga BE-ja dhe FMN-ja për masat e shtrëngimit, arriti të fitojë rreth 12 % të votave.

Rezultatet gjithashtu tregojnë se më shumë se 60 % e votuesve, përmes një referendumi, refuzuan propozimin për ndërtimin e një stacioni bërthamor në vend.
XS
SM
MD
LG