Ndërlidhjet

Mjekimi i Timoshenkos vazhdon në një spital në Kharkiv


Yuliya Tymoshenko
Yuliya Tymoshenko
Një mjek gjerman i Julia Timoshenkos thotë se ish-kryeministrja e burgosur do të vazhdojë të mjekohet në një spital në qytetin lindor të Kharkivit.

Mjeku Karl Max Einhaeupl i dha këto deklarata menjëherë pas takimit të djeshëm me Timoshenkon.

Ai tha se vendimi që trajtimi i Timoshenkos të vazhdojë në spital është marrë bashkërisht nga mjekët gjermanë dhe ukrainasë.

Zyrtarët njoftuan të premten se Timoshenko nuk pritet ta ndjekë gjykimin e saj për shmangie nga tatimi, i cili pritet të mbahet sot në Kharkiv.

Timoshenko tashmë është duke e vuajtur një dënim shtatë vjeçar, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se është i motivuar politikisht nga kundërshtarët e saj.
XS
SM
MD
LG