Ndërlidhjet

Krimi i organizuar nxjerr 870 miliardë USD në vit


Hartë e UNODC mbi rrugët e krimit në Ballkan.
Hartë e UNODC mbi rrugët e krimit në Ballkan.
Kreu i Zyrës për Drogë dhe Krime i OKB-së(UNODC), tha se veprimet e grupeve të organizuara kriminale vlërësohen me rreth 870 miliardë dollarë në vit.

Drejtori ekzekutiv Yuri Fedotov, i cituar nga një deklaratë e lëshuar nga UNODC, ka thënë se miliona njerëz janë viktima të këtyre grupeve.

Ai tha se aty përfshihen gra dhe fëmijë që trafikohen për seks, komunitetet në shtetet e shkatërruara si pasojë e veprimet ilegale dhe anëtarët e familjeve dhe miqtë që kanë humbur të dashurit nga tregtia me drogë ilegale.

Fedotov shtoi se kriminelët e organizuar përdorin mjete të sofistikuara dhe janë të prirur të veprojnë në vendet ku sundimi i ligjt dhe institucionet janë të dobëta.
XS
SM
MD
LG