Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ylli i futbollit, ministër i Energjetikës


Kakha Kaladze
Kakha Kaladze
Ylli gjeorgjian i futbollit, Kakha Kaladze është kandiduar sot si minsitër i ardhshëm i Energjetikës i Gjeorgjisë.

Kaladze, 34 vjeçar, i cili mori dy herë medale në Ligën e Kampionëve sa ishte pjesë e ekipit italian të futbollit, AC Milan, përpara se të dilte në pension këtë vit, bëri fushatë me miliarderin, Bidzina Ivanishvili.

Kreu i koalicionit “Ëndërra gjeorgjiane”, Bidzina Ivanishvili, mposhti presidentin Mikheil Saakashvili në zgjedhjet parlamentare të 1 tetorit.

Ndërkohë, Kaladze, i cili asnjëherë më parë nuk ka qenë i angazhuar në poste të tilla shtetërore, pritet të jetë edhe njëri nga dy zëvendës kryeministrat e vendit në qeverinë e ardhshme.

Ivanishvili,i cili pritet që të bëhet kryeministër i vendit në qeverinë e ardhshme, nominoi sot edhe anëtarët e tjerë të Kabinetit, përfshirë Nodar Khaduri, si ministër të Financave, Georgy Kvirikashvili ministër të Ekonomisë, pastaj David Darakhvelidze ministër për Refugjatë, si dhe David Narmania si ministër për Bashkëpunim Rajonal dhe Infrastrukturë.
XS
SM
MD
LG