Ndërlidhjet

Refuzohet ankesa e “Pussy Riot”


Pussy Riot
Pussy Riot
Dy anëtareve të grupit pank rus, “Pussy Riot” i është refuzuar ankesa për të qëndruar në një qendër burgimi në Moskë.

Nadezhda Tolokonnikova, 22 vjeçare dhe Maria Alyokhina, 24 vjeçare, tani do të transferohen në një burg jashtë qytetit, ku kushtet janë shumë më të vështira.

Burgu më i afërt ndodhet rreth 100 kilometra larg Moskës.

Vajzat kishin kërkuar që ta përfundonin dënimin e tyre dy vjeçar në qendrën e burgimit ku janë mbajtur deri më tani.

Që të dyja kanë fëmijë të vegjël dhe avokatët e tyre thanë se transferimi i tyre në një qendër tjetër burgimi, larg Moskës, do t’i komplikonte kontaktet me familjet e tyre.

Që të dyja anëtaret e “Pussy Riot” janë dënuar për huliganizëm, të motivuara nga urrejta fetare, pas një performanse të tyre kundër presidentit Vladimir Putin në Kishën më të madhe Ortodokse Ruse në Moskë.

Anëtarja e tretë e grupit, Yekaterina Samutsevich, javën e kaluar u liruar me kusht nga burgu.
XS
SM
MD
LG