Ndërlidhjet

Emiratet e Bashkuara Arabe i ofrojnë mbështetje Kosovës


Flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në një takim, një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ka vizituar këto ditë Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit me delegacionin e kryesuar nga Sheik Ahmed Bin Tahnoon Alnahayan, ministri Hoxhaj ka njoftuar përfaqësuesit nga Emirateve të Bashkuara Arabe, për progresin e vazhdueshëm që po ndodh në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë.

Hoxhaj ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për përkrahjen që i kanë ofruar Kosovës, duke filluar që nga njohja e shtetit tonë, vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, dhe ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, Sheik Ahmed Bin Tahnoon Alnahayan, kryesues i delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shprehur vlerësimet e shtetit të tij për progresin që po ndodhë në Kosovë, duke ofruar përkrahjen e gjithanshme të Emirateve për shtetin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG