Ndërlidhjet

Siri: Eksplodim i bombës në pjesën e vjetër të Damaskut


Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Damask
Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Damask
Televizioni sirian proqeveritar ka raportuar se në Qytetin e Vjetër të Damaskut ka ndodhur një eksplodim.

Raportohet se bomba ka shpërthyer afër stacionit të policisë në lagjen Bab Touma, që është e banuar kryesisht nga pakica e krishterë.

Sipas raportit, së paku 7 vetë janë vrarë dhe “shumë të tjerë” janë plagosur.

Eksplodimi ndodhi derisa i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi, ishte takuar me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në kuadër të përpjekjeve për të ndërmjetësuar një armëpushim në konfliktin në Siri, që po vazhdon për 18 muaj me radhë dhe është bërë gjithnjë e më i dhunshëm.

Vlerësohet se nga ky konflikt, deri tash, janë vrarë më se 30 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG