Ndërlidhjet

Ministri Çeku merr mbështetje të fuqishme nga Letonia


Ministri i FSK-së, Agim Çeku.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, dhe zëvendëskomandanti i kësaj trupe, Rrahman Rama, janë pritur në kryeqytetin Riga të Letonisë nga ministri i Mbrojtjes së këtij shteti, Artis Pabriks.

Ministri letonez i ka konfirmuar Çekut gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në zhvillimin e FSK-së.

Pabriks po ashtu ka premtuar ndihmën dhe mbështetjen për aspiratën e FSK-së dhe të Kosovës në integrimet evropiane dhe euro-atlantike, thuhet në njoftimin e ministrisë së FSK-së.

Ministri Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar edhe shkollën për eliminimin e mjeteve të pashpërthyera, Akademinë Kombëtare të Mbrojtjes, si dhe shkollën e gjuhëve të huaja.

Vizita e delegacionit të ministrisë së FSK-së dhe FSK-së në Letoni do të përfundojë nesër.
XS
SM
MD
LG