Ndërlidhjet

Udhëtimi i fundit i Atlantis para 'pensionimit'


Atlantis dhe Endeavaour në Qendrën Hapësinore Kennedy, Flordië, foto nga arkivi
Anija kozmike Atlantis ka bërë orët e fundit të udhëtimit të saj të gjatë, para ‘pensionimit’ në një muze në Floridë, në Qendrën Hapësinore Kennedy.

Punëtorët bartnin një pano në të cilën shkruhej “Ne e bëmë historinë”, derisa përcillnin Atlantisin jashtë kompleksit ku u nis për të bërë udhëtimin 16 kilometërsh, para se të ekspozohet për publikun.

Flota e vjetëruar e anijeve të ripërdorshme kozmike, ka pushuar së punuari në vitin e kaluar, me fluturimin e fundit të anijes Atlantis në korrik të 2011.
XS
SM
MD
LG