Ndërlidhjet

Ndërroi jetë Patriarku Maksim i Bullgarisë


Pamje gjatë një meshe
Pamje gjatë një meshe
Patriarku Maksim i Bullgarisë, i cili udhëhoqi për 40 vjet me radhë Kishën Ortodokse të vendit, ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare.

Këshilli i Shenjtë tha se partiarku vdiq pas një sulmi në zemër, mëgjesin e sotëm, në një spital Të Sofjes.

Maksim ishte zgjedhur në krye të Kishës Ortodokse Bullgare gjatë sundimit komunist. Pas rënies së komunizmit në vitin 1989, ai u bëri ballë përpjekjeve për ta larguar atë nga rebelët brenda kishës, të cilët thonin se ai nuk kishte legjitimitet.

Ai arriti që ta bashkonte kishën pas shumë vitesh që ishte e ndarë.
XS
SM
MD
LG