Ndërlidhjet

Vuçiq pro dialogut me Prishtinën 'pa cenuar' interesat serbe


Aleksander Vuçiq
Aleksander Vuçiq
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se është me rëndësi që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, dhe Serbia të vazhdojë e papenguar rrugën drejt BE-së.

“Me rëndësi është që dialogu me Prishtinën të vazhdojë, ndërsa Serbia të vazhdojë e papenguar rrugën e saj kah Bashkimit Evropian dhe të mos cenojë interesat e saj kombëtare”, tha Vuçiq dhe shtoi se nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pret asgjë senzacionale.

Në Bruksel sot zhvillohet takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq.

Takimi organizohet nga shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG