Ndërlidhjet

Kleriku radikal fiton apelin, nuk ekstradohet në Jordani


Abu Qatada
Abu Qatada
Një klerik radikal mysliman që po mbahet në Britani nuk do të deportohet në Jordabni, për t’u përballur me gjykim nga frika se dëshmitë e mbledhura nën torturë mund të përdoren kundër tij, ka vendsour sot një Tribunal britanik i Emigrimit.

Avokatët e Abu Qatadas, që është mbajtur pa akuza në burgjet britanike që nga viti 2002, kanë fituar apelin e tij kundër deportimit nën pretendimet se klienti i tyre nuk do të ketë një gjykim të drejtë.

Qeveria britanike ka thënë se do të apelojë vendimin e së hënës.

Kleriku që ka ardhur në Britani në vitin 1993 dhe është përshkruar si dora e djathtë e Osama bin Ladenit në Evropë, është dënuar nën akzuat për terrorizëm nga autoritetet e Jordanisë për përfshirje në komplotet për të sulmuar caqet perëndimore dhe izraelite në Jordani.
XS
SM
MD
LG