Ndërlidhjet

Islamabadi pajtohet që t’i lirojë disa talibanë të burgosur


Mullah Abdul Ghani Baradar, komandanti i burgosur taliban
Mullah Abdul Ghani Baradar, komandanti i burgosur taliban
Raportohet se Pakistani është pajtuar që t’i lirojë disa militantë talibanë të burgosur.

Burime pakistaneze dhe afgane thonë se marrëveshja është arritur sot gjatë bisedimeve ndërmjet delegacionit të Këshillit të Lartë të Paqes së Afganistanit dhe zyrtarëve pakistanezë.

Delegacioni afgan, i kryesuar nga Salahuddin Rabbani, është duke e kërkuar lirimin e komandantit taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili ishte arrestuar në qytetin jugor të Pakistanit, Karachi, në shkurt të vitit 2010.

Ende nuk duhet nëse Baradar është në mesin e të burgosurve që pritet të lirohen.
XS
SM
MD
LG