Pjesëtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë-EULEX, kanë arrestuar tre persona në rajonin e Skenderajt gjatë një operacioni që thuhet se është kryer në orët e hershme të mëngjesit.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se të arrestuarit dyshohen për krime lufte dhe se me rastin është duke u marrë një prokuror evropian i prokurorisë speciale.
“Personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës. Rastin është duke e hetuar një prokurorë I EULEX-it nga prokuroria speciale”, u shpreh Krasniqi.
Mediat lokale njoftuan se bëhet fjalë për Rrustem, Hetem dhe Sabit Gecin, por informata nuk u konfirmua nga EULEX-i.