Ndërlidhjet

CIA hapë një hetim të brendshëm për Petraeusin


Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus
Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus

CIA e ka nisur një hetim të brendshëm lidhur me sjelljen e ish-shefit të kësaj agjencie, David Petraeus.

Ai dha dorëheqje javën e kaluar nga posti i tij, pasi e pranoi se kishte qenë i përfshirë në një lidhje jashtëmartesore.

Petraeus nuk pritet të përballet me akuza, por agjentët e FBI kanë gjetur një numër dokumentesh të klasifikuara në shtëpinë e dashnores së tij, Paula Broadwell.

Një zëdhënës i CIA-s tha se hetimi shpjegues i agjencisë do të kërkojë për “mësime që duhet mësuar”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder tha se FBI nuk ka gjetur deri më tani asnjë dëshmi se ky rast e ka dëmtuar sigurinë kombëtare.
XS
SM
MD
LG