Ndërlidhjet

Daçiq bisedoi me Ashtonin


Ashton dhe Daçiq - foto arkivi
Ashton dhe Daçiq - foto arkivi
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot në telefon me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Në njoftimin e shkurtër të Qeverisë në Beograd thuhet se dy zyrtarët kanë biseduar për situatën aktuale në rajon, por nuk jepen detaje të tjera të bisedës.

Disa media, duke u thirrur në burimet e tyre, kanë spekuluar se kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë do të bisedojnë për tema të ndjeshme pas festave të Vitit të Ri.

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq janë takuar dy herë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e baroneshës Ashton.

Takimet e tyre kanë për qëllim të normalizojnë marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG