Ndërlidhjet

Ramallah: Javën e ardhshme – zhvarroset trupi i Arafatit


Pamje e muralit me fotografinë e Yasser Arafatit në Qytetin e Gazës
Pamje e muralit me fotografinë e Yasser Arafatit në Qytetin e Gazës
Trupi i pajetë e ish liderit palestinez, Yasser Arafat, do të zhvarroset të martën, në mënyrë që ekspertët e jashtëm të marrin mostra për t’i analizuar shkaqet e vdekjes së tij.

Zyrtari palestinez, Fawfiq Tirawi, tha se varri i Arafatit do të hapet më 27 nëntor, me ç’rast ekspertët nga Zvicra, Franca dhe Rusia, do të marrin mostra brenda disa orësh.

Zoti Tirawi, që e kryeson një komitet për hetimin e shkaqeve të vdekjes së Yasser Arafatit, tha se rivarrimi do të bëhet po atë ditë, pra ditën e martë.

Ish lideri palestinez, Yasser Arafat, vdiq në nëntor të vitit 2004, një muaj pasi papritmas ishte sëmurë.

Zyrtarët palestinezë kanë këmbëngulë se ai ishte helmuar nga Izraeli.

Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat e këtilla.

Por, detektimi i i gjurmëve të një substance radioaktive vdekjeprurëse në njollat biologjike të rrobave të Arafatit, më herët këtë vit, kanë shkaktuar ndërmarrjen e hetimeve të reja.
XS
SM
MD
LG