Ndërlidhjet

Stano: Nuk e komentojmë vendimin e Hagës


Peter Stano
Peter Stano
Peter Stano, zëdhënës i komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka deklaruar se “nuk e komentojmë vendimin e Hagës”, por e kanë parasysh vendimin e sotëm të Tribunalit të Hagës për rastin Ramush Haradinajt.

“Ne e kemi marrë njoftimin e sotëm të gjykimit të Tribunalit në rastin Haradinaj. Komisioni Evropian nuk komenton për vendimin e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për Ish Jugosllavinë. Megjithatë, ne dëshirojmë të theksojmë edhe një herë për të gjithë partnerët tanë në rajon, inkurajimin e fuqishëm për të punuar në pajtim dhe në përmirësimin e raporteve fqinjësore, pasi kjo është ajo që i duhet rajonit, dhe kjo është ajo që i duhet popullit”, tha Peter Stano, sot në Bruksel.

Mëtutje, ai ka theksuar se Komisioni Evropian e kupton se “për njerëzit që ishin të prekur nga luftërat ose nga konfliktet në këto rajone, do të marrë kohë për t’i shëruar të gjitha plagët dhe për këtë arsye ne themi që është e rëndësishme, veçanërisht për liderët politikë, por edhe për të gjithë të interesuarit e tjerë, që fokusi të jetë në pajtueshmëri dhe në forcimin e raportve të fqinjësisë së mirë”.
XS
SM
MD
LG