Ndërlidhjet

AI: Nëse ata nuk janë fajtorë, kush ka bërë krime lufte?


Në reagimin e saj lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës, organizata Amnesty International, e ka përsëritur thirrjen e saj për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës 1998-99 në Kosovë ndhe për të afërmit e tyre.

Në kumtesën lidhur me këtë rast, AI thekson se vendimi i sotëm e ngritë pyetjen se “nëse të tre ish pjesëtarët e lartë të UÇK-së nuk janë fajtor, atëherë kush i ka kryer këto krime?”

Xhon Dalhuisen, drejtor i organizatës Amnesty International për Evropë dhe Azi Qendrore, mëtutje, pyetet “nëse ndokush ndonjëherë do të sillet para drejtësisë?” dhe shton se “këto janë pyetje që viktimat dhe familjet e tyre i bëjnë dhe do të vazhdojnë t’i bëjnë, derisa të shohin drejtësi”.

Mëtutje në kumtesën e AI-së theksohet se vlerësohet se 800 pjesëtarë të komuniteteve pakicë në Kosovë, ka dyshime se janë rrëmbyer dhe vrarë nga UÇK-ja. Vetëm një numër i vogël i trupave të tyre është gjetur, zhvarrosur dhe kthyer te familjet e tyre për varrim.

Sipas padisë, në mesin e viktimave të krimeve të dyshuara përfshiheshin serbët e Kosovës, romët dhe egjiptasit e Kosovës dhe shqiptarët katolikë dhe poashtu shqiptarët e Kosovës, thotë AI dhe shton se trupat e vetëm disa individëve janë gjetur dhe indentifikuar.

Megjithqë gjykata ishte në gjendje të konkludoj se disa nga këta individë ishin torturuar dhe keqtrajtuar, ka konstatuar se vetëm një individ ishte vrarë në kompleksin e UÇK-së, thuhet pos tjerash, në një kumtesë të gjatë të organizatës Amensty International.
XS
SM
MD
LG