Ndërlidhjet

Serbia nuk e shkëput plotësisht bashkëpunimin me Hagën


Nikolla Selakoviq
Nikolla Selakoviq
Serbia nuk do të shkëpusë plotësisht bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, por do të bashkëpunojë dei në atë masë, e cila është në interes të shtetasve serbë të akuzuar nga Haga, ka thënë sot ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviq.

Duke e komentuar vendimin e Tribunalit për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftarëve të tij në kohën sa Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte aktive, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, Selakoviq ka thënë se vendimi nuk sjellë “klimë të mirë mes shqiptarëve dhe serbëve“.

“Nuk mund të themi se Haradinaj me bashkëpunëtoret e tij jane abolutisht të pafajshëm, ndërsa Nebojsha Pavkoviq,Vladimir Lazareviq, Nikola Shainoviq dhe Dragoljub Ojdaniq, janë dënuar me nga 22, përkatësisht 15 vjet burgim“, ka thënë Selakoviq.
XS
SM
MD
LG