Ndërlidhjet

Ahmadinejad emëron kreun e Lëvizjes së të Painkuadruarve


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad.
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ka promovuar një zyrtar të diskutueshëm në një post të profilit të lartë.

Ahmadinejad ka emëruar Esfandiar Rahim Mashaein në krye të sekretariatit të Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Kjo e fundit është një bllok i vendeve në zhvillim dhe aktualisht udhëhiqet nga Irani.

Posti do t’i japë përvojë ndërkombëtare Mashaeit, i cili më parë ka qenë shef i personelit të Ahmadinejadit.

Mashaei shihet si pasaardhës potencial i Ahmadinejadit, i cili nuk mund të konkurrojë për një tjetër mandat në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Politikanët konservatorë dhe aleatët e udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kanë akuzuar Mashaein se ka prirje të minojë rolin politik të klerikut.
XS
SM
MD
LG