Ndërlidhjet

Obama, i gatshëm të rinovojë paktin bërthamor


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është i gatshëm të punojë me Rusinë për të “rinovuar” marrëveshjen, e cila ka ndihmuar në shkatërrimin e mijëra armëve bërthamore dhe kimike në ish-Bashkimin Sovjetik.

Obama ka pranuar se Moska nuk do të zbatojë paktin 20-vjeçar, pa bërë ndryshime.

“Rusia ka thënë se marrëveshja jonë aktuale nuk është në harmoni me ndryshimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Andaj, le ta rinovojmë atë. Të punojmë me Rusinë si partnerë të barabartë. Të vazhdojmë me punën, e cila është aq e rëndësishme për sigurinë e dy vendeve tona”, ka thënë Obama.

Zyrtarët thonë se programi i financuar nga Shtetet e Bashkuara ka ndihmuar në çaktivizimin e më shumë se 7,650 kokave bërthamore dhe mijëra raketave.
XS
SM
MD
LG