Ndërlidhjet

Hoxhaj në Sllovaki


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për media bën të ditur se ministry Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një vizitë në Republikën e Sllovakisë, vend ky i BE-së, që nuk e ka njohur ende Republikën e Kosovës.

Në njoftim, thuhet se ministri Hoxhaj ka pasur një darkë pune me Miroslav Lajçakun, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë.

Në takim, thuhet se Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e Sllovakisë për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës

Gjithnjë sipas komunikatës, ministri Hoxhaj, është takuar edhe me deputetë të Parlamentit të Sllovakisë, me deputetë të komisionit për politikë të jashtme dhe integrimeve evropiane, ku ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit jo vetëm ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve, por edhe lidhjet ndërmjet dy shoqërive.
XS
SM
MD
LG