Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestohet bullgari për krime kibernetike


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë me ditur se Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit M. N. (48 vjeçar) shtetas bullgar, nën dyshimin e bazuar për prodhim, posedim dhe tentativë të paautorizuar, e përcaktuar me ligjin për parandalimin e krimeve kibernetike.

Sipas një njoftimi të Policisë, i dyshuari ka vendosur pajisje në një bankomat në Prishtinë, pajisjet të cilat kanë të bëjnë me vjedhjen e të dhënave bankare të klientëve me qëllim klonimin e kartelave bankare dhe përfitimin material.

“I dyshuari është kapur në flagrancë nga hetuesit e DHKO-së, gjatë heqjes së pajisjeve të vendosura në bankomat, të cilat më pas janë konfiskuar nga Policia, duke përfshire edhe automjetin e të dyshuarit i cili ishte përdorur në atë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti me 07 dhjetor 2012 është arritur të identifikohet edhe vendqëndrimi i të dyshuarit (një motel në Prishtinë), ku pas marrjes së urdhëresës për kontroll të dhomës, të cilën i dyshuari e kishte prenotuar për qëndrim njëjavor, është kryer edhe kontrolli i dhomës.

“Gjatë kontrollit janë gjetur prova të vlefshme që dëshmojnë se i dyshuari në këtë rast në dhomën ku ka qëndruar e ka shfrytëzuar edhe për përpunimin e pajisjeve që pastaj do të shfrytëzoheshin për vjedhjen e të dhënave bankare të klientëve, si dhe nxjerrjen apo përpunimin e këtyre të dhënave përmes sistemit apo programeve kompjuterike”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të provave janë konfiskuar thuhet se janë konfiskuar kamera, skimerë(pajisje që përdoren për vjedhjen e të dhënave bankare të klientëve), kompjuterë dhe pajsije të tjera.

I dyshuari është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake dhe të njëjtit iu është shqiptuar masa e arrestit prej një muaji.
XS
SM
MD
LG