Ndërlidhjet

Irani përgëzon Korenë Veriore


Njer♪7zit duke shikuar nje raport televiziv mbi lansimin e Raketes, Kore e Jugut...
Njer♪7zit duke shikuar nje raport televiziv mbi lansimin e Raketes, Kore e Jugut...
Irani e ka uruar Korenë e Veriut për lansimin e “suksesshëm” të raketës me rreze të gjatë të veprimit, një incident që provokoi dënimin global.

Teherani “uron popullin dhe qeverinë” e Koresë së Veriut për “lansimin e suksesshëm të raketës që barte satelti”, ka thënë zëvendësshefi i Forcave të armatosura të Iranit, Masoud Jazayeri.

“Fuqitë dominuese, si Shtetet e Bashkuara, nuk mund të ndalin progresin e
shteteve të pavarura, të cilët nëpërmjet rezistencës shumë shpejt mund të ecin në rrugën e pavarësisë shkencore dhe teknologjike”, tha ai.

Koreja e Veriut ka thënë më herët se ka lëshuar një raketë, e cila ka vendosur satelitin në orbitë.

Komanda e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore ka thënë se sistemet amerikane kanë detektuar se Koreja Veriore ka lansuar një objekt në orbitën e Tokës.
XS
SM
MD
LG