Ndërlidhjet

Verikoreanët kujtojnë Kim Jong Ilin


Phenjan
Phenjan
Në Korenë e Veriut ka nisur shënimi i përvjetorit të parë të vdekjes së liderit shumëvjeçar, Kim Jong Il.

Ceremonia është drejtuar nga djali i tij, lideri aktual Kim Jong Un, me pjesëmarrjen e mijëra zyrtarëve të tjerë.

“Nuk ka pasur asnjë lider tjetër, i cili ka vdekur në një udhëtim me tren, për të kryer detyrat e tij, pa pushim dhe me entuziazëm”, ka thënë Un.

Zyrtarët në kostume të zeza, si dhe ushtarakët në unifromë janë mbledhur në qendër të Phenjanit.

Kim Jong Il ka sunduar vendin komunist për 17 vjet dhe ka vdekur nga sulmi në zemër më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Drejtimin e pushtetit e ka marrë djali i tij më i ri, Kim Jong Il.
XS
SM
MD
LG