Ndërlidhjet

Presidenti irakian u dërgua pa ndjenja në spital


Jalal Talabani
Jalal Talabani
Dy burime të sigurta i kanë thënë RFE/RL-së se gjatë ditës së hënë, presidenti i Irakut, Jalal Talabani ishte dërguar pa ndjenja në spital pas një sulmi në tru.

Në të njejtën kohë, ligjvënësi kurd Mahmud Othman, i cili është edhe aleat i Talabanit, i ka thënë RFE/RL të mërkurën se gjendja e presidentit është duke u përmirësuar.

Megjithatë, Othman ka shtuar se mjekët janë duke vlerësuar se Talabani duhet të udhëtojë jashtë vendit për tretmane të mëtutjeshme.

Grupe mjekësore nga Irani dhe Gjermania kanë arritur në Bagdad për t’ju asistuar mjekëve irakian.

Në një deklaratë të më hershme në web-faqen presidenciale thuhet se presidenti 79 vjeçar është duke vuajtur nga forcimi i arterieve.

Ai gjatë vitit 2008 iu nënshtrua një operacioni në zemër në Shtetet e Bashkuara ndërsa në 2008-ën është trajtuar për dehidratim dhe rraskapitje në një spital në Jordani.
XS
SM
MD
LG