Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Abbasi kërcënohet me shpërbërjen e AP-së


Mahmud Abbas
Mahmud Abbas
Presidenti i Autoritetit Palestinez (AP), Mahmud Abbas, është kërcënuar me shpërbërjen e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe kalimin e përgjegjësisë për udhëheqjen e Bregut Perëndimor tek Izraeli, nëse nuk ka lëvizje përpara në vazhdimin e bisedimeve të paqes, pas zgjedhjeve izraelite më 22 janar.

Këtë kërcënim zoti Abbas e ka paraqitur në një intervistë për gazetaën izraelite Haaretz.

Për më tepër se dy vite nuk ka pasur biseda domethënëse izraelito – palestineze për arritjen e paqes.

Palestinezët kanë kërkuar ndaljen e të gjitha aktiviteteve izraelite për ndërtimin e vendbanimeve të reja në tokën për të cilën palestinezët pretendojnë për ta pasur në kuadër të shtetit të tyre të ardhshëm.

Por, Izraeli ka shpallur ndërtimin e mijëra njësive të reja të banimit, pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në muajin nëntor, me ç’rast statusi i palestinezëve në Kombet e Bashkuara u ngrit në “shtet vëzhgues joanëtar”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që fuqishëm e mbështet aktivitetin për më tepër vendbanime, në masë të madhe parashihet të fitoj në zgjedhjet e muajit janar në Izrael.
XS
SM
MD
LG