Ndërlidhjet

Akademikët serbë me zgjidhje për Kosovën


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ka thënë se do të arrijë të gjejë zgjidhjen më të mirë dhe më konkrete për Kosovën.

“Paltforma e Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, shprehë mendimet që janë formuar gjatë dekadave të fundit, si shprehje optimale e popullit serb për të adresuar çështjen e Kosovës”, thuhet në letrën e akademisë serbe, drejtuar presidentit Nikolliq.

Është vlerësuar se platforma, në mesin e shumë detajeve, shkruan edhe “për një autonomi të shkallës së lartë politike dhe territoriale për komunat serbe, kontrollë të policisë, tregtisë, ekonomisë, shëndetit dhe arsimit si dhe një status special për pjesën veriore të Kosovës”, njoftojnë mediat serbe.

Gjithashtu, në këtë letër është përfshirë edhe krijimi i një linje direkte bashkëpunimi të Kosovës me Beogradin, të bëhet demilitarizimi dhe që Serbia të kujdeset për ta bërë sigurinë e duhur në vend.

Gjithashtu, Akademia serbe ka cituar pjesën e platformës serbe për Kosovën, ku thuhet se Serbia duhet që të ketë lidhje speciale me kishat ortodokse, të ketë të drejta të veçanta për komunitetin serb në Kosovë dhe të bëhet kthimi i të shpërngulurve.
XS
SM
MD
LG