Ndërlidhjet

Vdes vajza e dhunuar në Indi


Protesta në Nju Delhi, në mbështetje të grave.
Protesta në Nju Delhi, në mbështetje të grave.
Vajza 23-vjeçare, e cila ka qenë viktimë e dhunimit brutal në një autobus të Nju Delhit, ka vdekur nga plagët e marra gjatë sulmit.

Ajo ndodhej për trajtim mjekësor në Singapor, ndërsa lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i spitalin “Mount Elizabeth”, Kelvin Loh.

Krimi i 16 dhjetorit ka shkaktuar protesta në mbarë Indinë. Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria që të bëjë më shumë për mbrojtjen e grave. Disa të tjerë kanë bërë thirrje që gjashtë të dyshuarit për dhunim të ekzekutohen.
XS
SM
MD
LG