Ndërlidhjet

Berisha: Kërcënimi – dëshmi tjetër e albanofobisë së Beogradit


Sali Berisha
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dënuar kërcënimet e qeverisë së Beogradit ndaj autoriteteve lokale në Preshevë, për heqjen me dhunë të monumentit të Martirëve të Lirisë, para ndërtesës së Komunës së Preshevës.

“Prej disa javësh, tensionet politike në Luginën e Preshevës, po rriten si rezultat i një kërcënimi nga autoritetet e Beogradit, për heqjen e monumentit të Martirëve të Lirisë, që ranë në trojet e tyre etnike në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Preshevës, që atyre u ishin mohuar nga regjimi barbar i Sllobodan Millosheviqit”, thuhet në fillim të deklaratës së zotit Berisha.

Mëtutje, theksohet se “ky kërcënim i autoriteteve serbe është një dëshmi tjetër e albanofobisë së politikës zyrtare të Beogradit”.

Në deklaratë, pastaj, thuhet se “Ushtria Çlirimtare e Luginës së Preshevës lindi në kohën kur qytetarët shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare në jugun e Republikës së Serbisë, ishin, sipas raporteve të OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, qytetarët më të shtypur të Evropës, e madje ndoshta të botës”.

Zoti Berisha u bënë thirrje autoriteteve të Beogradit, “që t’i lënë mënjanë praktikat e vjetra albanofobe, ta respektojnë pakicën shqiptare, që jeton në trojet e veta etnike në Serbi dhe jep ndihmesën e saj në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit”.

Poashtu, ai u bënë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës, “që të mos provokohen në asnjë rrethanë nga ata, që e kanë vetëm një qëllim, të spastrojnë etnikisht komunat e tyre”.
XS
SM
MD
LG