Ndërlidhjet

Nimic në Athinë e Shkup


Macedonia - Friendship Pins with the flags of Macedonia and Greece. Author http://www.crossed-flag-pins.com - N/A
Macedonia - Friendship Pins with the flags of Macedonia and Greece. Author http://www.crossed-flag-pins.com - N/A
Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, diplomati amerikan Metju Nimic, këtë javë nis turneun e parë për këtë vit në përpjekje për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.

Ai, të marten pritet të shkojë në Athinë, ndërsa pas dy ditëve në Shkup.

Burime jozyrtare, thonë se Nimic, kësaj radhe, do të sjellë një propozim të ri ndërsa më së shumti spekulohet me emrin, Republika e Maqedonisë Veriore, por, kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët në Shkup, të cilët, në prononcimet e fundit kanë theksuar përkushtimin e tyre për mbylljen e shpejt të këtij problemi, që ka bllokuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Askush më shumë se ne nuk është i interesuar për intensifikimin e dialogut me Republikën e Greqisë dhe gjetjen e zgjidhjes për çështjen e imponuar të emrit. Ne jemi të përcaktuar për të marr pjesë në të gjitha nismat që ka të bëjnë me mbylljen e kontestit, përfshirë edhe vizitën që pritet të realizoj ndërmjetësi Metju Nimic në Shkup e Athinë”.

Vlerësojmë se çdo komunikim mes dy shteteve duhet të përqendrohet në mundësitë e përafrimit dhe në ndërtimin e një klime të mirëbesimit dhe të mbështetjes së ndërsjellë”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki pa dhënë detaje nëse Nimic do të sjellë ndonjë propozim të ri për çështjen e emrit.

Ndryshe, nga drejtuesit e institucioneve, nga këshilli euroatlantik besojnë se Nimic kësaj radhe ndoshta do të jetë më konkret dhe do të dalë me ndonjë propozim të ri.

Por, pavarësisht kësaj, Ismet Ramadani, nënkryetar i këshillit, nuk beson se vizita do të ketë ndonjë epilog pozitiv pasi Maqedonia, sipas tij, është ende larg arritjes së një konsensusi të domosdoshëm politik dhe ndëretnik.

Fatkeqësisht Maqedonia nuk është e përgatitur që të bisedojë në mënyrë kontrusktive për zgjidhjen e çështjes së emrit për faktin se këtu së pari nuk kemi një konsensus partiak mes pozitës dhe opozitës dhe nuk kemi as konsensus ndëretnike. Pra, ky tensionim i situatës në një mënyrë nuk jep ndonjë rehati për të parë ndonjë vendim i cili do të ishte edhe racional dhe që do të jepte shanse për zgjidhjen e çështjes së emrit”, tha Ramadani

Nga ana tjetër, Antonio Milloshoski, kryetar i komisionit parlamentar të politikës së jashtme, për moszgjidhjen e kontestit fajëson Greqinë.

Ne jemi të vetëdijshëm se ky është një proces i vështirë duke marr parasysh qëndrimet e Greqisë, por, Ne do të bëjmë gjithçka të mundur për kapërcimin e dallimeve. Edhe pse konkluzionet e Këshillit të Minitrave të Bashkimit Evropian nuk ishin ato që ne prisnim apo që i meritonte Maqedonia".

"Megjithatë mendoj se lënë hapësirë që gjatë këtij gjashtëmujori të parë edhe njëherë të dëshmojmë se së bashku me miqtë tanë brenda BE-së, mund të bëjnë një hap para në drejtim të anëtarësimit në këtë organizëm”, thekson Milloshoski.

Ndryshe, mediat sot transmetojnë edhe një deklaratë të shefit të diplomacisë greke, Dimitris Avramopullos, i cili, ka thënë se vizita e Nimicit mund të krijojë kushte për përparim në raport me çështjen e emrit.

Greqia, ka thënë ai, dëshiron zgjidhje në përputhje me pozicionet që ka për çështjet nacionale, historike dhe kulturore. Shefi i diplomacisë greke, gjithashtu ka rikujtuar konkluzionet e Samtit të BE-së, se çështje e integrimit të Maqedonisë, apo fillimi bisedimeve për anëtarësim varet nga zgjidhja e çështjes së emrit.
XS
SM
MD
LG