Ndërlidhjet

Kuçi: Kosova s'ka nevojë për platformë


Hajredin Kuçi
Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të prezantojë platformë, nëse flitet për funksionimin e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Ai ka bërë këto komente disa orë, pasi që qeveria e Serbisë ka miratuar një rezolutë dhe një dokument tjetër, për të përcaktuar qëndrimet e Serbisë në bisedimet me Kosovën.

“S’ka nevojë të ketë platformë që duhet të hiqen strukturat e sigurisë, nuk ka nevojë platformë që financimi duhet të jetë publik, nuk ka nevojë platformë që mos të ndërhyhet në punët e brendshme. Çdo gjë është në kuadër të pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës. Detajet mund të diskutohen, afatet kohore dhe bartësit e tyre”, tha Kuçi.

Në takimin e radhës mes kryeministrave Hashim Thaci e Ivica Daçiq, në Bruksel, Kuçi ka thënë se Kosova do të shkojë e përgatitur.

“Ne nuk shkojmë bash me duar në xhepa, por nuk ka diçka që e prishë bazën e Kushtetutës, pakon e Ahtisarit, dhe nuk ka diçka që e nënshkruan kryeministri dhe të thotë kjo është e jona. Por, ne do të shkojmë të përgatitur. Ka pasur takime vazhdimisht edhe sot, kemi pasur takime si të jemi më të përgatitur”, u shpreh zëvendëskryeministri Kuçi.
XS
SM
MD
LG