Ndërlidhjet

SHBA: Korrupsioni e pengon rindërtimin në Afganistan


John Sopko
John Sopko
Inspektori special i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara për Rikonstruktim në Afganistan, John Sopko, thotë se Amerikës i mungojnë disa ndërtesa të tëra, që ishte menduar se janë ndërtuar në Afganistan.

Zoti Sopko tha mbrëmë se nuk e dinë se ku ishin ndërtesat ose bile a ishin ndërtuar ato apo jo.

Në deklaratën e tij të parë publike, prej se u emërua nga presidenti Barack Obama, në korrik të vitit 2012, zoti Sopko tha se korrupsioni, planifikimi jopërkatës, siguria e ulët dhe pikëpyetja lidhur me qëndrueshmërinë e projekteve, janë në mesin e sfidave me të cilat ballafaqohen përpjekjet amerikane për rikonstruktim në Afganistan.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë humbjen e miliarda dollarëve nëse agjencitë e ngarkuara me implementimin e programeve të reja dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja, nuk përgjigjen në pyetjet themelore se si ato e kryejnë punën e vet.

John Sopko tha se Uashingtoni shpenzon më tepër se 28 milionë dollarë në ditë në rindërtimin e Afganistanit dhe në përpjekjet për rikonstruktim.
XS
SM
MD
LG