Ndërlidhjet

Thaçi: Për çështjet e brendshme nuk bisedohet me Serbinë


Hashim Thaçi dhe Catherine Ashton, shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian
Hashim Thaçi dhe Catherine Ashton, shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se me Serbinë nuk do të bisedohet për çështje të brendshme të Kosovës.

“Për rregullimin e brendshëm të Kosovës nuk do të bisedoj me Serbinë”, tha Thaçi dhe shtoi se “do ta respektoj Kushtetutën e vendit tim”.

Ai ka theksuar se komuniteti serb në Kosovë mund të llogarisë me të drejta të nivelit të lartë evropian.

Mëtutje, në deklaratën për gazetën beogradase Veçernje Novosti, zoti Thaçi është shprehur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, kryeministri Thaçi tha se “po bisedojmë për normalizimin e raporteve ndërmjet vendeve tona dhe se duhet të arrijmë në situatën ku të dy palët do të jenë fitues”.
XS
SM
MD
LG