Ndërlidhjet

SHBA: Clinton dëshmon për Bengazi


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, sot do të dëshmoj para një komiteti të Kongresit për sulmin vdekjeprurës më 11 shtator të vitit 2012, kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë.

Zonja Clinton do të ballafaqohet me pyetje nga anëtarët e Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, lidhur me këtë sulm, nga i cili u vra ambasadori amerikan, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Ishte paraparë që zonja Clinton të dëshmoj muajin e kaluar, por paraqitja e saj ishte shtyrë për shkak të sëmundjes se sekretares amerikane të shtetit, e cila së shpejti tërhiqet nga ky post.

Presidenti Obama tashmë e ka nominuar senatorin demokart, John Kerry për sekretar të ri amerikan të shtetit.
XS
SM
MD
LG