Ndërlidhjet

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës


Foto Arkiv
Foto Arkiv
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë ndërmarr sot një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës ku kanë arrestuar një person.

Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it ka thënë për Radio Evropa e Lirë se gjatë këtij aksioni është arrestuar një individ i cili më pas është liruar.

Ndërkaq, mediat serbe thonë se personi i cili është kërkuar nga policia, nuk ka qenë prezent në lokalin e tij dhe për këtë arsye është arrestuar një punëtor i tij.

Ende nuk ka informacione zyrtare që tregojnë për motivin e këtij aksioni dhe se kush është personi i kërkuar.
XS
SM
MD
LG