Ndërlidhjet

Egjipt: Nga përleshjet me policinë u vra një protestues


Protestuesit gjuajnë gurë në pallatin presidencial në Kajro të Egjiptit
Një person është vrarë gjatë përleshjeve të reja ndërmjet policiës dhe protestuesve në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Protestuesit mbrëmë vonë kanë marshuar kah pallati i presidentit Muhammad Morsi, në kuadër të demonstratave të mbajtura në gjithë Egjiptin.

Protestuesit kanë gjuajtur me gurë dhe bomba zjarri në hyrjet e pallatit, ndërsa forcat e sigurisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Morsi i ka ftuar të gjitha palët, që ta dënojnë dhunën dhe tha se forcat e sigurisë do të veprojnë “me vendosmëri për mbrojtjen e institucioneve të shtetit”.

Afro 60 vetë janë vrarë gjatë ditëve të fundit në dhunën politike në gjithë Egjiptin.

Kundërshtarët e akuzojnë partinë e presidentit Morsi, Vëllazëria Myslimane, për monopolizim të autoritetit dhe dështim për t’i zgjidhur problemet në rritje të këtij vendi.

Mbështetësit e presidentit thonë se protestuesit dëshirojnë ta përmbysin liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike për të parën herë në Egjipt.
XS
SM
MD
LG