Ndërlidhjet

Lideri opozitar sirian kërkon bisedime me Asadin


Ahmed Moaz al-Khatib, kreu i opozites siriane
Ahmed Moaz al-Khatib, kreu i opozites siriane
Udhëheqësi i opozitës së Sirisë i ka bërë thirrje regjimit të presidentit Bashar al-Asad, që t'i përgjigjet ofertës së tij për dialogun për paqe.

Ahmed Moaz al-Khatib, kreu i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, tha se është menduar që t’i japë fund gjakderdhjes në Siri dhe t’i ndihmojë “regjimit që të largohet në mënyrë paqësore”.

Ai i tha kanalit arabik, Al-Jazeera se “topi tani është në oborrin e regjimit. Ata ose do të thonë po ose jo.”

Ofertën për dialog, Khatib e bëri fillimisht në javën e kaluar.

Ai tha se ishte i gatshëm që të bisedojë me regjimin me kusht që ata të lirojnë rreth 160 mijë të burgosur.

Muajin e kaluar Assad tha se është i gatshëm që të takojë grupet opozitare, por përjashtoi grupet si Koalicionit Kombëtar i Khatibit, për shkak të mbështetjes që iu kanë dhënë kryengritësve të armatosur, të cilët kërkojnë ta përmbysin regjimin e Damaskut.
XS
SM
MD
LG