Ndërlidhjet

Irak: Numri i të vrarëve arriti në 31 vetë


Mbetjet e makinës së djegur në lagjen Kadhimiya, pas sulmit me makinë-bombë
Mbetjet e makinës së djegur në lagjen Kadhimiya, pas sulmit me makinë-bombë
Zyrtarë mjekësorë dhe të sigurisë në Irak thonë se sot nga disa shpërthime të makinave-bomba në kryeqytetin Bagdad dhe në pjesën qendrore të Irakut, janë vrarë së paku 31 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Në një treg të shpezëve në Bagdad nga dy eksplodime janë vrarë 16 vetë dhe plagosur 40 të tjerë. Ky treg gjendet në lagjen Kadhimiyah, që është e banuar me popullatë shumicë shiite.

15 vetë të tjerë janë vrarë nga dy eksplodime në tregun e perimeve në qytetin Hilla, në jug të Bagdadit, poashtu me popullatë shumicë shiite.

Raportohet se këto ishin sulmet e fundit në valën e një dhune aktuale në Irak.

Shiitët shumicë në këtë vend ishin cak i sulmeve me makina – bomba dhe i sulmeve vetëvrasëse gjatë disa javëve të fundit.

Duklet se sulmet janë të ndërlidhura me krizën politike dhe javëve të protestave të sunitëve, në territoret e banuara me popullatë shumicë sunite, që kërkojnë përbysjen e kryeministrit Nuri al-Maliki.
XS
SM
MD
LG