Ndërlidhjet

Irani, Siria në fokus të vizitës së Obamës në Izrael


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Kryeministri izraelit ka mirëpritur vizitën e presidentit amerikan Barack Obama në vendin e tij, dhe ka dhënë detaje mbi temat që do të mund të diskutohen.

Presidenti amerikan Barackl Obama pritet që ta vizitojë Lindjen e Mesme në këtë pranverë.

“Presidenti amerikan dhe unë kemi folur për vizitën dhe jemi pajtuar që të diskutojmë tri çështje kryesore: garën e armëve të Iranit, përpjekjen e Iranit për të furnizuar veten me armë bërthamore dhe situatën e paqëndrueshme në Siri dhe implikimet në sigurinë rajonale, si dhe të Izraelit e të SHBA-së dhe natyrisht përpjekjet për të avancuar procesin diplomatik në procesin e paqes mes palestinezëve dhe neve”, u shpreh Netanyahu.
XS
SM
MD
LG