Ndërlidhjet

Protesta antiqeveritare në Irak


Nga protestat në Kirkuk...
Nga protestat në Kirkuk...
Mijëra njerëz janë mbledhur në zonat me shumicë sunite të Irakut, për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga shiitët.

Në qytetet perëndimore Falluxha dhe Bakuba, protestuesit kanë bllokuar të premten autostradën kryesore drejt Jordanisë dhe Sirisë.

Tubime të tjera janë raportuar në Samara, Mosul, Kirkuk dhe në disa lagje të Bagdadit.

Protestuesit thonë se Qeveria e kryeministrit shiit, Nuri al-Maliki, keqtrajton pakicën sunite në vend.

Ata po ashtu bëjnë thirrje për lirimin e disa të burgosurve dhe reformimin e legjislacionit anti-terror.

Protestat në Irak kanë vazhduar për javë të tëra.
XS
SM
MD
LG