Ndërlidhjet

Vdes serbi i akuzuar për krime lufte në Bosnje


Ish - gjenerali i ushtrisë serbe Milan Gvero
Ish - gjenerali i ushtrisë serbe Milan Gvero
Ka vdekur gjenerali serb nga Bosnja, Milan Gvero, i cili është akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1992-1995 të luftës në Bosnje. Gvero ishte rreth 70 vjeç.

Avokati Dragan Kërgoviq i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se Gvero vdiq në një spital të Beogradit, ditën e diel, pas amputimit të këmbës.

Gvero u konsiderua si një ndihmës i afërt me komandantin e ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq.

Gjenerali Gvero u dorëzua në vitin 2005 në Gjykatën Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi.

Në vitin 2010, ai u dënua me pesë vjet burg për krime lufte, për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën forcat serbe vranë rreth 8.000 meshkuj myslimanë boshnjakë.
XS
SM
MD
LG