Ndërlidhjet

Nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë 4.700 njerëz


Senator amerikan, Lindsey Graham
Senator amerikan, Lindsey Graham
Një senator amerikan thotë se rreth 4.700 njerëz, janë vrarë nga sulmet ajorore amerikane.

Ky deklarim është vlerësuar si rasti i parë që një ligjvënës amerikan ose përfaqësues i qeverisë ka cituar një numër të të vdekurve nga qindra sulme ajrore që janë kryer kundër caqeve të terroristëve në Pakistan, Jemen, dhe vende tjera.

Senatori i Partisë Republikane, Lindsey Graham, u citua të ketë dhënë këtë shifër, gjatë një fjalimi në Easley në vendlindjen e tij në Karolinën e Jugut.

Graham, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit i cili mbështet sulmet ajorore me aeroplan pa pilot, është cituar nga një portal lokal “Patch” të ketë thënë: “Ne me sulme, kemi vrarë 4700 njerëz”, duke përfshirë edhe “shumë anëtarë të lartë të Al-Kaedës”.
XS
SM
MD
LG