Ndërlidhjet

Viktima e dytë nga gripi i shpendëve në Kinë


Ilustrim
Ilustrim
Kina ka raportuar vdekjen e dytë nga gripi i shpendëve në jugperëndim të vendit.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se një 31-vjeçar ka vdekur pas kolapsit të shumëfishtë të organeve në një spital në qytetin Guiyang të premten.

Ai ishte personi i dytë që ka vdekur në Guiyang, pas infektimit me gripin e shpendëve në fillim të këtij muaji. Viktima e parë ishte një 21-vjeçare.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se të dy pacientët kishin kontakte të ngushta me zogj. Xinhua thotë se 110 njerëz të cilët kanë pasur kontakte me pacientët janë liruar nga karantina.

Shumica e rasteve të gripit të shpendëve tek njerëzit vijnë nga kontaktet e ngushta me shpendët e infektuara.
XS
SM
MD
LG