Ndërlidhjet

Nushi zëvendëson Çekun në PSD


Agim Çeku..
Agim Çeku..
Majlinda Nushi është zgjedhur të shtunën si drejtuese e re e Partisë Social-Demokratike të Kosovës, për një mandat katër vjeçar.

Zgjedhja e drejtuesit të ri të PSD-së u bë pas largimit nga pozita të Agim Çekut, i cili braktisi partinë dhe kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Pas zgjedhjes së saj, kryetarja e re tha se do të jap maksimumin për të promovuar vlerat e social-demokratëve, si një alternativë ndryshe për qytetarët e vendit.

Nushi tha po ashtu se është e vetëdijshme se e pret një punë e madhe për të shtuar radhet në parti, dhe për të zgjeruar anëtarësinë, por se nuk e sheh PSD-në si një parti të vogël.

Nushi mori më shumë vota sesa kundërkanditati Pal Lokaj, nga Këshilli Drejtues i PSD-së.

Deri në zgjedhjen e saj si kryetare, Majlinda Nushi ka drejtuar Forumin e Gruas në Partinë Social-Demokrate të Kosovës .
XS
SM
MD
LG