Ndërlidhjet

Hiqen nga tregu kosovar disa lloje të qumështit të kontaminuar


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës ka hequr nga tregu disa lloje të qumështit që kanë rezultuar pozitiv në Aflatoksin, njofton përmes një komunikate për media kjo agjenci.

“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, luten qytetarët që llojet e produkteve sipas brendit, përqindjes së yndyrës, llojit të paketimit, serisë se prodhimit vendit të origjinës, të preznatuara më poshtë, të mos blihen apo konsumuhen.

1 . Qumësht “ MEGGLE “ 3.2% me date te skadencës 23.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;

2. Qumësht “ Fast “ 3.5% me date skadence 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria;

3. Qumësht “ Primalat” , 3.8%, data e skadences 05.08.2013 , me origjinë nga Shqipëria; qumësht Primalat 1.5% ds. 10.03.2013, qumësht Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe qumështi Primalat 3.5 te dt. Skadences 01.08.2013;

4. Qumësht ZOTT 3.5 % me datë skadence 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja, të cilat kanë qenë me datë skadence të ndryshme si : 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Skadence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me date skadence 05.07.2013;

5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë skadence 12.05.2013 dhe qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë.


Në komunikatë, thuhet se qumështi i këtyre brendeve, por që nuk përputhet me të dhënat e lartëshënuara, është i sigurt për konsum.
XS
SM
MD
LG