Ndërlidhjet

Të hënën mbahet samiti BE-Ukrainë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një samit që do ti sjell së bashku udhëheqësit nga Bashkimi Europian dhe Ukraina është planifikuar të mbahet të hënën në Bruksel. Në krye të agjendës është një marrëveshje asocimi ndërmjet BE-së dhe Ukrainës.

Marrëveshja do t’i hapë rrugë tregtisë ndërmjet BE-së dhe Ukrainës, që do të jetë e para e këtij lloji. BE-ja ka marrë përsipër finalizimin e marrëveshjes derisa Ukraina ti zbatojë reformat e caktura, duke përfshirë ndryshimet për të siguruar zgjedhje të lira dhe dhënies fund të "drejtësisë selektive".

BE-ja i është bashkuar protestës ndërkombëtare mbi burgosjen e ish-kryeministrës ukrainase Julia Timoshenk. Burgimi i saj si pasojë e shkeljes së detyrës zyrtare është parë nga shumë si hakmarrje politike nga Presidenti Viktor Janukoviç.

Javën e kaluar, ministrat e jashtëm të BE-së shprehën gatishmërinë e tyre për të nënshkruar marrëveshjen e asocimit në një samit të Partneritetit Lindor në Vilnius në nëntor, me kusht që Ukraina të kryej reformat e nevojshme.
XS
SM
MD
LG