Ndërlidhjet

Arrestohen katër persona për vrasjen e opozitarit tunizian


Foto nga protestat e mbajtura dië më parë kundë vrasjes së opozitarit tunizian
Foto nga protestat e mbajtura dië më parë kundë vrasjes së opozitarit tunizian
Ministri i Brendshëm i Tunizisë ka thënë se janë arrestuar katër bashkëfajtorët e vrasjes së një politikani opozitar me bindje jofetare (laike). Ali Larayedh tha të martën se vrasësi i Chokri Belaid është identifikuar, por ende është në arrati.

Larayedh, i cili është kryeministër i ngarkuar me detyrën kryesore për krijimin e qeverisë së re, ka shtuar që bashkëfajtorët dhe vrasësi i përkasin një grupi radikal islamik.

Por ai nuk tregoi për emrin e këtij grupi. Belaid, si një kritik i fortë i partisë qeverisëse me orientim islamik, Ennahda, ishte qëlluar katër herë jashtë shtëpisë së tij më 6 shkurt.

Atentati kundër tij kishte nxitur protesta të shumta e përleshje në mes të policisë dhe protestuesve, si edhe ka zhytur vendin në një krizë politike. Kjo ka çuar në dorëheqjen e qeverisë së moderuar islamike të kryeministrit, Hamadi Jebali.
XS
SM
MD
LG