Ndërlidhjet

Tajlanda pranon të bisedojë me rebelët


Dhuna në Tajlandë - foto arkivi
Dhuna në Tajlandë - foto arkivi
Tajlanda ka nënshkruar marrëveshje me një grup të rebelëve myslimanë, për të nisur negociatat që do t’iu jepnin fund viteve të kryengritjes.

Zyrtarët tajlandezë të sigurisë dhe përfaqësuesit e grupit Barisan Revolusi Nasional janë takuar sot dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për bisedime paqësore.

Dhuna ka shënuar rritje përgjatë kufirit Tajlandë-Malajzi, ku kryengritja nëntëvjeçare ka lënë mbi 5,500 njerëz të vrarë.
XS
SM
MD
LG